Futboll Sport

BROJA PENGESË PËR LIVERPOOL/ Ja si skuadra e sulmuesit shqiptar mund t’i dhurojë titullin Guardiolës

Sauthempton pret në shtëpi Liverpulin në sfidën e javës së parafundit të Premier Ligës, me skuadrën e Jurgen Klop që kërkon të fitojë për të mbajtur shpresat për titull gjallë deri në javën e fundit.

Gijithsesi, Broja me shokë nuk do t’ia bëjnë të lehtë gjermanit dhe kanë shansin më të mirë për të shpallur Mançester Sitin kampion që në mbrëmjen e sotme.

Nëse Sauthempton arrin të surprizojë sot me një fitore, atëherë skuadra e Guardiolës do të shpallet matematikisht kampion, me 4 pikë diferencë në një ndeshje të mbetur.

Dhe barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm për Mançester Sitin, duke parë që diferenca do të shkonte me tre pikë midis dy skuadrave, por golavarazhi flet dukshëm në favor të “Qytetarëve”.

Vetëm nëse Liverpul do të fitojë me një diferencë prej 4 golash dhe Siti të humbasë me një diferencë prej 5, atëherë Klop mund të ngrinte titullin, por që shihet praktikisht e pamundur.

Në rastin se “Të Kuqtë” triumfojnë mbrëmjen e sotme, atëherë diferenca midis dy skuadrave do të shkonte me një pikë dhe vetëm atëherë gara do të rihapej, me Sitin që do t’i binte i gjithë presioni në sfidën e fundit përballë Aston Vijës të drejtuar nga ish-legjenda e Liverpul, Stiven Xherard.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Daja me “dhimbje koke” prej dëmtimeve, ja formacioni i mundshëm ndaj Tiranës…

Delo.autor

MERKATO/ Ky është formacioni ideal i Barçës në 2018 me blerjet e janarit (FOTO)

Q.Autor

E vërshëllejnë tifozët, Panuçi lë pa fjalë Ilda Bejlerin me gjestin e tij (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment