Futboll Seria A Sport

SHKËLQEU NË SFIDËN NDAJ LEVANTES/ Vinicius, tripletë për Ançelotin, Nejmarin dhe Benzemanë

Vinicius Zhunior ka përfunduar “doktoratën” të enjten në mbrëmje, pasi ka realizuar tripletën e tij të parë me fanellën e Realit.

Ai ka qenë protagonist absolut i Realit në suksesin 6-0 kundër Levantes, pasi ka mundur të shënojë tre nga golat e fitores së madrilenëve, teksa ka dhënë dhe një asist në golin e shënuar nga Karim Benzema.

Ky pa dyshim është sezoni më i mirë i brazilianit që pas transferimit te Reali i Madridit. Ende pa u mbyllur kampionati, Vinicius numëron 17 gola të shënuar në La Liga, më shumë se dyfishi i golave të shënuar në 3 sezonet e para të tij në “Bernabeu”.

Vinicius u transferua te Reali i Madridit në sezonin 2018-2019, duke e mbyllur atë sezon vetëm me dy gola.

Dy sezonet në vazhdim ai shënoi përkatësisht nga 3 rrjeta, por sezoni aktual ka shënuar shpërthimin e brazilianit, i cili numëron 17 gola, teksa nga fundi i kampionatit kanë mbetur dhe dy takime për t’u luajtur.

ANÇELOTI – Sigurisht që merita më e madhe në këtë shpërthim të Vinit – siç i thërrasin në Madrid – i takon trajneri Karlo Ançeloti. Italiani ka besuar verbërisht te braziliani dhe ky i fundit nuk e ka zhgënjyer.

Pas tripletës së shënuar kundër Levantes, ai e ka pranuar hapur se faktori determinant për të mbetet Karlo Ançeloti. Ky është tregolëshi im i parë me Realin dhe jam i lumtur. Është një shpërblim i besimit të trajneri Ançeloti”, deklaronte Vinicius pas ndeshjes.

BENZEMA – Një tjetër emër që ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në progresin e brazilianit ka qenë kapiteni i Realit, Karim Benzema. Nëse Vinicius i ka servirur atij golin e dytë të mbrëmjes për Realin, francezi i ka kthyer reston në fundin e pjesës së parë, duke i servirur brazilianit golin e katërt për skuadrën.

Francezi shënoi kundër Levantes golin e 27-të në La Liga dhe të 44-in në këtë sezon. ndërsa për Viniciusin shifrat tregojnë për 17 gola të shënuar në La Liga dhe 21 gola gjithsej në këtë sezon.

Të dy së bashku numërojnë 65 gola të shënuar dhe 35 pasime për gol, një dyshe e shkëlqyer. Jo më kot francezi ka qenë i pari që e ka përgëzuar pas tripletës me Levanten.

NEJMAR – Benzema nuk ka qenë i vetmi që ka përgëzuar Viniciusin për tripletën e parë me fanellën e Realit. Ai është pasuar dhe nga Nejmari.

“Përgëzime miku im, kjo është tripleta e parë nga shumë që do të pasojnë”, i ka shkruar Nejmari, atij që mund të jetë pasardhësi i tij te Brazili.

Related posts

“EURO 2020″/ Relaks në pishinë dhe barbeky para ekranit, si Italia nisi përgatitjet për finalen

Delo.autor

Milan gjen zëvendësuesin e Donnarummas

Q.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK CHELSEA/ Trajneri Tuchel: Mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe…

Delo.autor

Leave a Comment