Breaking News Futboll Sport

TIRANA THYEN PARTIZANIN/ Shijon titullin e 26-të në histori, “skenar” perfekt

3 javë përpara fundit, pikërisht në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar, në derbin e kryeqytetit, Tirana thyen rivalët e përjetshëm dhe feston matematikisht titullin kampion. Bardheblutë i bëjnë një mbyllje fantastike këtij sezoni ku dominuan çdo rival, në çdo formë. Tifozët festojnë me të drejtë titullin e 26-të në histori, për më tepër kundër Partizanit, pasi i thyen edhe në derbin e katërt sezonal me rezultatin 2-1

Feston dhe Orges Shehi, titullin e tij të parë në karrierë si trajner. Sfida nisi “zjarr’ me të kuqtë që ishin më kërkues, por Tedi Cara shpërdoroi një rast të pastër që në minutën e 7-të. Në të 20-tën, Xhuljano Skuka, ylli i ri i Partizanit, realizojë një gol fantastik, një koordinim perfekt, një gol me roveshatë që solli festë te tifozët e kuq, e shijoi në maksimum edhe trajneri Mehmeti.

Related posts

Ndërprenë lojën/ Ja kush ishin 4 tifozët që “pushtuan” fushën e finales Francë-Kroaci

Isa.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Talenti francez lë fushën e lojës me barelë dhe oksigjen në hundë (VIDFEO)

Delo.autor

NGA “PICCIRIDDU” TEK LIDER TË VËRTETË 28-VJEÇ/ Dybala, simbol i ciklit të ri të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment