Futboll Seria A Sport

U SHPALL KAMPION ME REALIN/ Kurtua nuk i kursen ironitë me Barçen: Na mundën e kujtuan se fituan La Ligën

Të gjithë lojtarët e Realit e kanë pasur mendjen te festimet për titullin. Mes tyre edhe portieri Tibo Kurtua. Por belgu i portës së Madridit nuk ka harruar që mes festimeve të gjejë vend për të thumbuar edhe rivalen e Realit, Barcelonën.

“‘Klasikja’ kundër Barçës ishte çelësi që na çoi te suksesi, edhe pse u mundëm keq. Disa madje e festuan fitoren në ‘Klasike’ si të kishin marrë titullin, që ishin kthyer të mëdhenj. Por ne vijuam rrugën tonë, nuk e humbëm qetësinë e përqendrimin. Fituam me radhë takimet tona deri në suksesin kundër Espanjolit që na dha dhe titullin”, ka thënë numri një i portës së Realit.

Belgu më pas ka analizuar sezonin e “Los Blancos”, duke kërkuar nga shokët e tij dhe një sforco të radhës në Champions. “Kemi bërë një sezon të shkëlqyer dhe shpresojmë ta kurorëzojmë me Ligën e Kampioneve. Duam të shkojmë patjetër në finale. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por kemi treguar se të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, ka thënë Kurtua.

Related posts

ZYRTARE/ U turpëruan nga Belgjika, trajneri i kombëtares së njohur jep dorëheqjen

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME TEK MILANI/ Ja 4 sulmuesit që Leonardo ka vënë në shënjestër

Delo.autor

Të gjithë të “çmendur” pas mesfushorit të Juventusit, zbulohen lëvizjet e fundit pa nisur ende merkatoja

Sadik.Autor

Leave a Comment