Futboll Sport

ÇËSHTJA E TIJ U BË E BUJSHME/ Luis Suarez do sërish transferimin te Juventusi

Luis Suarez do sërish Juventusin!

Pas çështjes së bujshme të ndodhur në shtatorin e vitit 2020, kur sulmuesi uruguajan ishte pranë kalimit te bardhezinjtë, ai u ndalua nga Prokuroria e Peruxhias pasi u vërtetua se provimi i tij për gjuhën italiane ishte false dhe nuk mundi dot të merrte nënshtetësinë italiane për të luajtur me Juventusin, pasi këta të fundit nuk kishin më vende të lira për qytetarët jo të BE-së.

Së fundmi agjentët e “Lo Pistoleros”, i kanë ofruar “Zonjës së Vjetër” bomberin uruguajan, ku janë në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Paulo Dibalës.

Sipas asaj që raporton “La Stampa” problem mbetet paga e lartë e 35-vjeçarit, i cili dëshiron 5 milionë euro në sezon.

Në sezonin e që përfundoi me fanellën e Atletikos së Madridit, Suarez është aktivizuar në total në La Liga në 35 ndeshje duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar dhe 2 asiste për shokët e skuadrës.

Related posts

E BUJSHME/ Mesfushori i Realit arrin akordin me Chelsea

Delo.autor

GRAND SLAM “US OPEN”/ Rafael Nadal kualifikohet pa luajtur, tërhiqet kundërshtari…

Delo.autor

“JAM TRAJNER I KOMPLETUAR”/ Egbo: Edhe në Shqipëri ka racizëm, dua ta vazhdoj sezonin tjetër me…

Delo.autor

Leave a Comment