Futboll

FIFA konfirmon, asnjë arbitër britanik në Kupën e Botës

Nuk do të ketë arbitra anglezë në Kupën e Botës këtë verë për të parën herë që prej 1938.

Fifa ka zgjedhur 36 arbitrat për turneun e Rusisë por asnjë nuk do të jetë nga Anglia, Skocia, Uellsi apo Irlanda e Veriut.

Mark Clattenburg ishte i vetmi britanik në listën paraprake të Fifa-s, nga ku do të zgjidheshin emrat përfundimtarë.

Por ai është larguar nga Premier League dhe ka dorëzuar vendin.

Clattenburg, i cili drejtoi finalen e Euro 2016 kur Portugalia mposhti Francën, u tërhoq nga puna e tij për të shkuar në Arabinë Saudite ku punon si koka e arbitrave.

Federata Angleze i kërkoi Fifa-s ta zëvendësonte me një nga arbitrat e tjerë por Fifa e refuzoi kërkesën.

As ndër 63 asistentët nuk do të ketë asnjë arbitër britanik.

Ndërkohë në Kupën e Botës për të parën herë do të përdoret VAR.

Related posts

“AI ËSHTË NJË LOJTAR I BARCELONËS”/ Guardiola kthehet të flasë për “Pleshtin” dhe shfryn ndaj gazetarëve

Delo.autor

EUROPA DHE KONTRATA/ Ja dy objektivat e Zlatan Ibrahimovic

Delo.autor

U dëmtua në miqësore/ BARDHI ka një mesazh PREKËS për SADIKUN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment