Futboll Sport

HOLANDA PRET BELGJIKËN NË LIGËN E KOMBEVE/ De Bryjne sulmon ashpër UEFA-n: Një turne i kotë, jemi të lodhur

Belgjika do të presë sot Holandën në sfidën e vlefshme për Grupin A4 të Ligës së Kombeve. Derbi i vogël i veriperëndimit të Europës pritet të dhurojë spektakël duke parë dhe rivalitetin qe kanë këto dy skuadra që shtrihen në një distancë shumë të vogël gjeografike.

Por ylli i Mançester Sitit, Kevin de Bryjne, edhe pse e ka vlerësuar takimin me holandezët ka hedhur kunja në drejtim të UEFA-s për turneun në fjalë.

“Për mua, Liga e Kombeve është e parëndësishme. Ne duhet t’i luajmë ato ndeshje, por është një lloj fushate miqësoresh, të cilës i është dhënë një rëndësi e kotë, pasi në fund thjesht janë shtuar disa pikë dhe disa skuadra të grupuara, që kërkojnë në fund të tentojnë edhe në trofe, ndonëse mua sërish më duket një ide shumë e kotë. Dhe këtë e them sepse në këtë mënyrë vetëm na janë shtuar ndeshjet në një mënyrë të frikshme, aq më tepër pas një sezoni që lamë pas, i cili ishte shumë i ngjeshur, por ky i ardhshmi do të jetë edhe më i rrezikshëm, duke parë se do të luhet edhe Botërori”, ishin fjalët e para të mesfushorit belg.

Më pas ai shtoi: Vërtet po shpreh pakënaqësitë e mia, por edhe këto që unë them sërish janë po aq të kota sa edhe Liga e Kombeve, duke qenë se në momentin e parë që do të zbresim në fushë unë dhe shokët e mi te Belgjika do të mundohemi të bëjmë më mirë atë që kemi si profesion: të luajmë futboll dhe të fitojmë. Gjithsesi, ankesa ime mendoj se është e drejtë, sepse së fundmi nuk kemi pasur ndonjëherë më shumë sesa 3 javë pushime në 12 muaj dhe kjo vë vërtet në rrezik fizikun tonë, pasi jo më kot dëmtimet janë shtuar shumë në vitet e fundit. Derbi me Holandën? Do të jetë një takim i ndjerë, pasi edhe pse fqinjë ne kemi atë rivalitetin e fortë prej vitesh dhe nuk e kemi humbur. Përkundrazi, ai sa vjen e shtohet duke parë se tashmë Holanda gjithashtu ka rigjetur një brez shumë të talentuar, ndaj do ta bëjë edhe më spektakolare ndeshjen mes nesh”, tha De Bryjne.

Related posts

Insigne “injoron” Ronaldon: Nuk dua të di nëse ai ka pesë “Topa të Artë”

Isa.Autor

TRONDITET “BERNABEU”/ Huesca ndëshkon “Los Blancos” pas 3 minutash lojë (VIDEO)

Delo.autor

LAMPARD ME “DHIMBJE KOKE”/ Veprim i nxituar nga mbrojtësi i Chelsea, arbitri i tregon të kuqin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment