Futboll Sport

“LUFTA” JUVENTUS-MILAN/ Nis ofensiva për fantazistin e Romës

Roma ka nisur të ziejë këto ditë, si rrjedhojë e lajmit se Nikolo Zanilo është nxjerrë në shitje nga klubi me aprovimin e Zhoze Murinjos.

Duke parë faktin se verdhekuqtë nga kualifikimi në Champions rrezikojnë të kenë humbje të mëdha në buxhet ka bërë që një prej yjeve të ekipit të sakrifikohet dhe në garë për sulmuesin anësor janë vënë menjëherë Juventusi, ekipi i zemrës së futbollistit, por në të njëjtën kohë edhe kampionët e Italisë, Milani.

Gjithsesi, nga kjo garë e nisur mes dy skuadrave, në avantazh absolut duket “Zonja e Vjetër” dhe arsyet janë tri: E para siç e thamë lidhet me tifozllëkun e vetë futbollistit dhe postimeve të shumta që ekzistojnë ndër vite pro bardhezinjve.

E dyta është shumë e freskët, deklarata e vetëm pak ditëve më parë që konfirmon edhe arsyen e parë:

“Unë te Juvja si pasardhës i Dibalës? Jeta është e mbushur me plot të papritura, ndaj është e bukur”. Dhe e treta, karta dhe oferta që ka bërë Juventusi: 30 milionë euro plus kartonin e brazilianit Artur Melo.

Si me magji, mesfushori që nuk arriti asnjëherë të shpërthejë në Torino është pjesë e listës së shpenzimeve të Murinjos për këtë merkato vere, por nëse shtohen edhe 30 milionë euro për t’u shpenzuar në merkato, pa dyshim që kjo ofertë e parakalon bindshëm atë të Milanit, i cili ka vënë para në “pjatë” (përflitet për 25 milionë), plus mesfushorin Tomazo Pobega, i cili vjet luajti në huazim te Torino, por arriti që të kapë edhe Kombëtaren e Italisë, në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Roma nga ana e saj do të përpiqet që të rrisë sa më tepër çmimin e shitjes së Nikolo Zaniolos, duke qenë se 15 për qind e vlerës së shitjes do të shkojë në arkat e Interit, sipas kontratës së nënshkruar mes palëve në verën e vitit 2018, kur Zaniolo la Milanon për kryeqytetin, për 4.5 milionë euro, plus klauzolën e shitjes së mëtejshme.

Related posts

SHQIPËRI-MOLDAVI/ Sadiku lëshon “predhën” nga jashtë zonës, ja ku përfundon topi (VIDEO)

Delo.autor

“E SHKATËRRUAR”/ Bashkëshortja e Kobe Bryant në gjëndje të rëndë pas aksidentit tragjik

Delo.autor

E BUJSHME/ Man United bën gati 60 milionë euro për yllin e Fiorentinës, nuk është Chiesa

Isa.Autor

Leave a Comment