Futboll Sport

PARAQITJET POZITIVE VLERËSOHEN/ Mesfushori i Milanit gati me një rritje të ndjeshme të pagës

Pas përfundimit të sezonit si ai i fundi, Sandro Tonali do të duhet të rinovojë. 1.4 milionë në sezon janë shumë dhe për këtë arsye Milani ka në mendje ta bëjë atë të nënshkruajë një kontratë të re së shpejti me një rregullim të pagës

Sipas “DAZN” mund të gjendet një marrëveshje mbi bazën e një page 3- 3.5 milionë plus bonuse. Një vit më parë, për të lehtësuar kalimin e tij përfundimtar te kuqezinjtë, 21- vjeçari uli rrogën e tij nga 2.2 në 1.4 milionë euro.

Një gjest i natyrshëm që do ta kishte ribërë pa problem. Sandro është shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi dhe e ëndërronte fanellën e “Djallit” prej një jete.

Titulli e ka forcuar lidhjen në fjalë, ndaj edhe mesfushori, jo më larg se një muaj më parë deklaronte:

“Ulja e pagës për Milanin ishte mendimi im i fundit, ashtu si edhe rinovimi, sepse është e sigurt që dua të qëndroj këtu, kontratë pas kontrate.

Do të ishte mirë të bëhesha flamur. E kam një marrëveshje edhe për katër vite të tjera dhe kontrata ime nuk duhet të jetë kurrë problem për klubin”.

Related posts

PAS ZBARKIMIT TË “JASHTËTOKËSORIT” NË TORINO/ Juventus arkëton 58 milion euro më shumë se sezonin e kaluar, ja benefitet nga CR7

Delo.autor

Igli Tare fiton çmimin “Scouting Leader”

Sadik.Autor

DY SHPËTIME PËR 8 MINUTA/ Mbrojtësi i talentuar është gati për Milanin

F.autor

Leave a Comment