Futboll Sport

STATISTIKAT/ Islanda, kombëtarja që vlen sa… Berat Gjimshiti

Kombëtarja islandeze është bërë pjesë e FIFA-s në vitin 1947 dhe 10 vite më vonë pjesë e UEFA-s.

Në një shtet me 360 mijë banorë, Islanda ka zënë pozitën më të mirë në renditjen e FIFA-s në vitin 2016, (vendi i 21-të), ndërkohë që aktualisht renditet e 63-ta.

Ndërkohë që suksesin më të madh e ka pasur në vitet e fundit. Për herë të parë, ashtu si Shqipëria, ishullorët u bënë pjesë e një Europiani në vitin 2016, ku në grupin kualifikues lanë pas Holandën dhe madje arritën që të shkonin deri në fazën çerekfinale.

 

 

Pas kalimit të grupit, ata eliminuan Anglinë duke i mposhtur me rezultatin 2-1, ndërsa në fazën tjetër u eliminuan nga Franca me shifrat 5-2.

Suksesi nuk mbeti me kaq për Islandën, pasi ata dy vite më vonë u kualifikuan në Botërorin e 2018- ës, duke u bërë shteti me popullsinë më të vogël që merr pjesë në një Kupë Bote.

IS

Related posts

E PABESUESHME/ Klopp mahnitet nga Shaqiri: Askush nuk e di sa i mirë është ai

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Flamurtari. Rezultati 0-0

Delo.autor

SHTYU ARBITRIN DY HERË ME DUAR/ Lojtari i skuadrës së njohur rrezikon të mos luajë futboll për… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment