Futboll Sport

BISEDIMET ME MANÇESTER SITIN/ Klubi i njohur anglez kërkon shqiptarin e Kosovës

Portieri i Kosovës, Aron Muriç, mbylli aventurën në Turqi te klubi i Adana Demirspor, teksa tashmë është në pritje të mësoje fatet e të ardhmes së tij.

Gardiani 23-vjeçar është në pronësi të gjigantëve të Mançester Sitit, teksa nga raportimet e fundit që vijnë nga Anglia, bëhet me dije se Muri bëhet me dije se Muriç ka rënë në radarët e Bërnlit. Klubi anglez u rendit i 18-i sezonin që shkoi në Premier League dhe edicioni i radhës e gjen në Championship.

“Bërnli po punon për marrëveshjen për të nënshkruar me portierin e Sitit, Arijanet Muriçin. Ende nuk ka marrëveshje, por Bërnli ka shprehur interesim që dialogu për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës të vazhdojë. Adana Demirspor është gjithashtu e interesuar për 23-vjeçarin pas huazimit sezonin e kaluar”, raporton gazetari i “The Athletic”, David Ornstein./panoramasport

Related posts

Mbledhje urgjente te Lushnja, ja çfarë u vendos

Q.Autor

SFIDA NDAJ PSG-SË NË CHAMPIONS/ Mesfushori de Jong: Shkojmë në Paris për të fituar. Neymar? Më mirë për ne…

Delo.autor

KU ËSHTË STRAKOSHA? Portieri i Lazios nuk shfaqet në seancën stërvitore, rrezikon ndeshjen ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment