Futboll Sport

“BOMBA” NGA SPANJA/ Sulmuesi i Bajernit i ofrohet Realit të Madridit

Merkatoja e Realit të Madridit nuk është mbyllur ende.

Deri më tani “Los Blancos” kanë firmosur me Orelië Tçuomeni dhe Antonio Rydiger. Por teksa janë të fiksuar në shitjen e disa lojtarëve, në Madrid i kanë dyert e hapura edhe për përforcime.

Një nga më të bujshmit do të ishte afrimi i mundshëm i sulmuesit të Bajernit dhe kombëtares gjermane, Leroi Sane.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se agjentët e Sanesë ia kanë ofruar sulmuesin, as më shumë e as më pak, por Realit të Madridit.

Sipas asaj çfarë raporton “Defensa Central”, në orët e fundit, agjenti kryesor i sulmuesit Damir Smoljan ka pasur një takim informal me drejtues të Realit, duke i ofruar lojtarin që ai përfaqëson.

Sane iu bashkua Bajernit në vitin 2020 dhe ka një kontratë deri në vitin 2025 me gjigantët bavarezë.

Gjithsesi, raportet e tij me trajnerin Julian Nagelsman nuk janë ndër më të mirat dhe kjo është një nga arsyet që mund të çojë në largimin e tij nga Mynihu.

Related posts

CAVANI HUMB MENDJEN GJATË NDESHJES/ E kap kundërshtarin nga fyti dhe e rrëzon në tokë (VIDEO)

Delo.autor

HEROI ALEXIS SANCHEZ/ Mes stërvitjes dhe skandaleve, si u ringjall “Fëmija Mrekulli”

Delo.autor

Tifozët e FLAMURTARIT në festë, FIFA jep lajme të mira për brazilianin Elton KALE

Isa.Autor

Leave a Comment