Futboll Sport

E BUJSHME/ Tratativë surprizë, skuadra e madhe europiane bllokon Herri Kejnin për verën 2023

Largimi i Robert Levandovskit nuk ish te i lehtë për t’u asimiluar. Fundja, një bomber që ka shënuar 344 gola në tetë sezonet nuk mund të gjendet lehtë.

KEJN

Edhe kur je një superfuqi si Bajerni i Mynihut që ke mundësitë ekonomike, por edhe që do të ruash bilancet pas shpenzimeve për afrimin e yjeve të kalibrit të Sadio Manesë apo Matajs de Ligit.

Për momentin, do të jetë pikërisht senegalezi që do të ketë detyrën e vështirë të ndihmojë bavarezët.

 

 

Ish-liverpulasi nuk është një bomber i mirëfilltë, por përvoja nën urdhrat e Klopit me siguri që e ka ndihmuar të përmirësojë instinktin përpara porte.

Në pritje të bëmave të 30-vjeçarit, Bajerni ka vendosur të marrë masa në një vit distancë. Siç dihet, gjatë gjithë javëve të bisedimeve të Levës, drejtuesit gjermanë tentuan të afronin Herri Kejnin.

Edhe anglezi pati dhënë miratimin e tij, por ishte Totenhemi që frenoi gjithçka duke pretenduar të arkëtonte 100 milionë euro.

Shifër e lartë, por edhe 28-vjeçari i “Spurs”-ave nuk është nga ata që i gjendet zëvendësi kollaj.

Duke dashur të shmangë një shpenzim të tillë për një lojtar të cilit i kanë mbetur dy vite kontratë, duket se Bajerni e ka prenotuar për merkaton e verës 2023.

PLANI – Pas një viti, Kejn do të hyjë në vitin e fundit të kontratës çka do t’i detyrojë drejtuesit e Totenhemit të ulin pretendimet duke mos kërkuar më 100 milionë euro për kartonin e kapitenit të skuadrës. Tashmë atij i duhet vetëm të mos rinovojë akordin aktual dhe të luajë për një sezon të fundit në Londër.

Nuk do të jetë e vështirë sepse luan në ekipin e zemrës prej 11 sezonesh, teksa nga viti i ardhshëm, golat e tij mund t’i shijojnë në “Allianz”.

Related posts

BAYERN MUNICH-FRANKFURT/ Lewandowski nuk ndalet, shënon golin e radhës (VIDEO)

Delo.autor

PAS DËMTIMIT TË SUAREZ/ Barcelona tronditet nga Dembele, ja sa do të mungojë

Delo.autor

GRUSHT NDAJ SANE/ Bayern me “dorë të hekurt”, nxjerr në shitje Mane

F.autor

Leave a Comment