Futboll Sport

JUVENTUSI I PANDALSHËM/ “Zonja” do Moratën e kampionin e Europës dhe i shpall luftë Interit për…

Juventusi ka marrë në dorë frerët e merkatos dhe nuk ka ndër mend të ndalet.

Pas afrimit të Pogbasë, Di Marias e Bremerit, tashmë bardhezinjtë kanë shënjestruar të tjerë objektiva për të forcuar pikat e dobëta të skuadrës, ku primare është gjetja e një zëvendësuesi për Dushan Vlahoviçin dhe më pas një tjetër përforcim në mbrojtje.

SULMI – Në fakt, duket si lojtar i tyre, por tani është rikthyer sërish tek Atletiko Madridi pas mbarimit të huazimit.

Alvaro Morata është një ndër emrat më të pëlqyer në Torino që ka edhe vlerësimin maksimal të Masimiliano Algerit i cili e ka përdorur jo pak herë gjatë sezonit të kaluar dhe i ka shprehur gjithë besimin e tij.

Mungesa e akordit me klubin spanjoll për blerjen e tij e ktheu përsëri në vendlindje Moratën, por bardhezinjtë nuk janë dorëzuar sepse e shohin atë idealin edhe për të luajtur si sulmues i dytë.

BELOTI

Por ndërsa kjo pistë nuk është aq e thjeshtë, më e shtruar duket rruga për Andrea Belotin, që mund të ndjekë rrugën e ishshokut të tij të skuadrës, Bremer. Italianit i ka skaduar kontrata me Torinon dhe transferimi i tij me parametër zero dhe me një rrogë jo aq të lartë sa e blerjeve të fundit të Juves, e bën Belotin të volitshëm për arkat.

milenkovic

MBROJTJA – Duke lënë mënjanë afrimet në repartin e avancuar, “Zonjës” i duhet edhe një tjetër mbrojtës dhe sytë e drejtuesve të saj kanë pikasur Nikola Milenkoviçin.

Serbi i Fiorentinës është po ashtu një objektiv i deklaruar i Interit, duke rrezikuar kështu një tjetër përplasje me zikaltrit në këtë merkato, një interes që pritet të ndezë jo pak gjakrat në prag të sezonit të ri.

Related posts

A do të jetë Spalletti trajner i Interit? Tekniku befason me përgjigjen e tij

Sadik.Autor

E veshur vetëm me TANGA/ Lojtarja SEKSI e Spartakut të Moskës ka problem me…

Isa.Autor

Ringritja e Teutës, durrsakët të avantazhuar për mbijetesën

Sadik.Autor

Leave a Comment