Futboll Sport

KONTRATA E RE PËR MESSIN NGA PSG-JA/ Ja kur do të vendosë argjentinasi për të ardhmen

PSG i ka ofruar Lionel Mesit rinovimin e kontratës edhe për një tjetër sezon. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” firmosi me gjigantët francezë verën e shkuar deri në vitin 2023, pasi u largua nga Barcelona me parametër zero.

Në sezonin e parë, ai pati paraqitjen individuale me të dobët të 15 viteve të fundit, por kontributi i tij në aspektin ekonomik ishte i jashtëzakonshëm, për shkak të shitjes së fanellave dhe marrëveshjeve të sponsorizimit.

Edhe 1 vit – Sipas gazetës spanjolle “Marca”, kampionët e Francës e kanë njoftuar sulmuesin 35-vjeçar se ata dëshirojnë që argjentinasi të qëndrojë edhe një sezon më shumë me ta, por një ofertë konkrete nuk e kanë bërë ende.

Nga pikëpamja e futbollistit, ideja është që ai të mos nxitohet dhe të presë të përfundojë njëherë Botërori i këtij dimri në Katar dhe pastaj të marrë një vendim për të ardhmen. Ishte përfolur se kontrata aktuale e Mesit kishte një klauzolë rinovimi edhe për një tjetër sezon, por “Marca” e hedh poshtë diçka të tillë.

SEZONI I DOBËT – Pasi vuajti problemet fizike pas transferimit në “Parc des Princes”, goli i tij i parë vonoi deri në muajin nëntor dhe ai e mbylli sezonin e tij të parë në Ligën e Parë Franceze me vetëm 6 gola.

“Pleshti” u rendit në vend të dytë, pas Kilië Mbapesë në klasifikimin e asisteve (14), ndërsa në Ligën e Kampioneve shënoi 5 gola. Nga kontrata në Paris, ai fiton mbi 1 milion euro në javë dhe është futbollisti i dytë më i paguar në botë, gjithnjë pas shokut të skuadrës, Mbape.

Related posts

Hysaj/ Largimi i Sarri-t një lajmi keq për mua

Sadik.Autor

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Jonuz dhe Daja surprizojnë me titullarë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

MESSI KËRKON “DIVORCIN”/ “Pleshti” i jep “goditjen” e fortë të radhës drejtuesve të Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment