Futboll Sport

NJERIU I TITULLIT KAMPION “TREMB” MILANIN/ Refuzohet oferta e rinovimit të kontratës

Herë pas here emri i tij përflitet për oferta nga klube të mëdha e është normale që rreth së ardhmes së tij të ketë shqetësim nga ana e tifozërisë.

Fjala është për Rafael Leaon, lojtarin më të mirë të Serisë A për sezonin e kaluar përveçse kampion i Italisë me Milanin ku militon prej tri sezonesh.

“Corriere della Sera” ka folur për rinovimin e mundshëm të kontratës së Rafael Leaos me Milanin.

Duke kujtuar se si sulmuesi portugez, i lindur në vitin 1999, shkëlqeu edhe në ndeshjen miqësore të fituar nga “Djalli” 5-0 ndaj Volfsbergerit.

Tabela e golashënuesve u inaugurua nga 23- vjeçari, me golin e avantazhit të kuqezinjve: një prekje shumë e ëmbël, mbi portierin austriak, që ndezi entuziazmin e tifozëve të Milanit të pranishëm në shiun e Klagenfurtit (Austri).

Në atë moment, ka pasur edhe nga ata, që ndoshta e kishin harruar, se si kontrata e Leaos me Milanin do të skadojë më 30 qershor 2024.

SHIFRAT – Për “CorSera” po punohet për rinovimin e marrëveshjes mes Leaos dhe Milanit.

Edhe pse, për të qenë të sinqertë, negociatat mbeten në malore. Zhorzh Mendesh, menaxher i talentit nga Almada, nuk do ta kishte pranuar, në fakt, ofertën prej 5.5 milionë eurosh neto në sezon të paraqitur nga Milani për klientin e tij.

Shumë pak, sidomos krahasuar me 1.5 që ka marrë aktualisht.

Megjithatë, duhet bërë gjithçka për ta mbajtur Leaon kuqezi.

Humbja e Leaos falas pas dy vitesh do të ishte një krim, veçanërisht pas rasteve në lidhje me Xhanluixhi Donarumën dhe Frenk Kesin.

Related posts

Futbollist në Premier League? Jo jo, më mirë menaxher i tyre

Sadik.Autor

8 NGA 11 TROFE SË FUNDI/ Barcelona drejt titullit kampion në La Liga, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

Ikën Zidane, ja kush mund t’a pasojë në…

Sadik.Autor

Leave a Comment