Futboll

E rrallë në Patos, gjyqtari Sheko u dhuron lule lojtarëve: Futbolli duhet të na bashkojë

Albpetroli luan “tenis” me Memaliajn.

Patosarakët nuk kanë mëshirë duke shkatërruar 6-0 skuadrën mike dhe vazhdojnë të jenë në ndjekje të Elbasanit dhe Orikumit.

Një sfidë e kontrolluar plotësisht nga vendësit, ndërsa miqtë janë inekzistentë. Vendësit kanë rrezikuar që në minutat e para të takimit me Hyskën.

Në të 7-ën, patosarakët fitojnë një penallti dhe Hyska nuk gabon nga pika e bardhë, 1-0. Kundërpërgjigjen miqtë me Himën, por ai gabon para portës. Albpetroli dyfishon në të 27-ën me Çaushin. Në të 30-ën, kapiteni Hidersha gjuan nga distanca, portierit mik i rrëshqet topi nga duart dhe 3-0. Në të 62-ën, Hëna shënon golin e katërt dhe më pas Kapo e A.Prifti vulosin goleadën.

E VEÇANTA – Gjesti që ka habitur të gjithë përpara ndeshjes së djeshme ka ardhur nga gjyqtari vlonjat, Kleanto Sheko. Në kulmin e akuzave ndaj arbitrave që nga Superiorja e deri te kategoritë inferiore, arbitri kryesor ka menduar që të zbusë disi situatën. Para ndeshjes, ai u ka kërkuar lojtarëve të të dyja ekipeve të hyjnë në fushë me nga një lule në dorë.

“Kjo është një nismë e imja personale si një shenjë që takimi do të jetë një ‘fair play’ i vërtetë. Ekipet do të shkëmbejnë lule me njëritjetrin. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit dhe jo t’i ndajë. Kam vendosur që, në çdo gjykim timin, ky të bëhet si një ritual”,

Related posts

ZBULON TË VËRTETËN PËR YLLIN E REALIT/ Alvaro Odriozola: Është shumë i saktë para portës, ka punuar…

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Menaxheri i Bayern: Alaba largohet? Nuk i dihet, ndoshta…

Delo.autor

STRAKOSHA pas humbjes me NAPOLIN: Mos e bëni TRAGJEDI, edhe JUVENTUSI…

Isa.Autor

Leave a Comment