Futboll Sport

“DRIDHET” INTERI/ Dy titullarët e rëndësishëm me të ardhme të pasigurt

Milan Shkriniar e Denzel Dumfris janë dy emrat më të lakuar të momentit tek Interi jo vetëm për rëndësinë që kanë për skuadrën, por mbi të gjitha për lajmet e merkatos që i kanë të dy në qendër prej një periudhë thuajse dymujore.

SKRINIAR

Edhe pse kanë ngelur dy javë nga përfundimi i merkatos dhe të dy duket se po shkojnë drejt qëndrimit, asgjë nuk është e sigurt për asnjërin prej tyre, pasi siç raportojnë mediat franceze dhe ato angleze, as PSG dhe as Çelsi nuk kanë hequr dorë përfundimisht prej tyre.

Francezët janë ende në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe sllovaku ngelet në listë, edhe pse bisedimet nuk po avancojnë.

 

 

DUMFRIS

Për “L’Equipe” nuk përjashtohet një tentativë e minutave të fundit për Shkriniarin, e njëjta strategji që po ndjek edhe Çelsi për Dumfrisin.

Holandezi i pëlqen shumë Tuhelit, por Interi e vlerëson me 40 milionë euro, një shifër që nëse mbërrihet do ta bëjë të vështirë refuzimin e ofertës së zikaltërve, pavarësisht insistimit të Inzagit për ta mbajtur, pasi trajneri i konsideron Shkriniarin dhe Dumfrisin si kolona të skuadrës.

Related posts

Gjendet fajtori kryesor, ja pse Li po e largon Mirabellin nga Milani

Sadik.Autor

Dalipi largohet nga Partizani? Tekniku thotë fjalën e fundit në rrjetet sociale (FOTO)

Sadik.Autor

Nigeria NDERON Argjentinën dhe i jep një “shuplakë” të fortë Islandës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment