Futboll Sport

“LUFTA E TRUVE”/ Gasperini sfidon Piolin, dueli Atalanta-Milan vendoset në… letër

Në debutimin e tyre në Serinë A, tetë të parat e turneut të kaluar fituan të gjitha.

ga `

Kampionati la të kuptohej menjëherë se sa do të peshojnë përballjet e drejtpërdrejta. Milani u shpall kampion i Italisë, edhe sepse grumbulloi më shumë pikë (21) në kryqëzimin me gjashtë të parat. Atalanta, për shembull, vetëm 11 pikë.

Për këtë arsye, meriton shumë vëmendje ndeshja e së dielës Atalanta-Milan, e cila nis sfidat yjore të kësaj Serie A, por nuk vlen vetëm për këtë.

 

 

Në orën 20:45 do të përballen dy trutë taktikë më të mirë të turneut. Xhian Piero Gasperini e ka treguar këtë në 6 vitet e fundit duke shpikur një futboll të ri që ka shërbyer si model për shumë ekipe, madje edhe jashtë Italisë.

Stefano Pioli e dëshmoi përfundimisht në Serinë A të vitit të kaluar, jo vetëm në ndërtimin dhe menaxhimin e Milanit të tij befasues, por edhe në specifikat e ndeshjeve.

Asnjë trajner nuk ka dhënë ndjenjën se mund të fitojë ndeshje në dërrasën e zezë si Pioli. Mendoni se si i paketoi dy herë Mourinjon dhe një herë Spaletin në Napoli në një sfidë kyçe.

Këtu nuk duhen harruar edhe “shakatë” pa kripë ndaj Gasperinit. Takimet e fundit Atalanta-Milan nuk kanë qenë kurrë banale dhe kanë shënuar, në njëfarë mënyre, historinë e të dyja klubeve.

nd (1)

LABORATORËT – Gasperini, instinktiv, ka themelet e tij; Pioli, i zhytur në mendime, i lëkund ato. Gaspinin nuk e pëlqejnë të gjithë, Pioli është më transversal.

Vështirë se mund të ketë një përplasje me lojtarët e tij si ajo e teknikut bergamask me Papu Gomezin. Personazhe të ndryshëm, por i njëjti brumë taktik, sepse kanë pasur të bëjnë me të njëjtat situata.

Një stazh i gjatë dhe pasioni që i shtyn të studiojnë dhe gjithmonë të rinovojnë. Ata janë trajnerë laboratori, të dashuruar pas lojës.

Në këto orë që i ndajnë nga ndeshja e së dielës mbrëma mund t’i imagjinojmë në qendrat stërvitore respektive duke tentuar eksperimente në mënyrë që të dielën t’i vendosin në praktike.

Ashtu sikur Gasperini, në 5-0 e dy viteve më parë, paraqiti një ekip pa pykë (vetëm Iliçiç) dhe Milani u shkatërrua pa gjetur pika referimi ose kur Pioli centralizoi garën e Teos për të ndarë Atalantën në dysh.

Do ta shihni që të dielën, taktikisht, do të shohim disa strategji të bukura. Pankina e parafundit “e artë” kundër asaj të radhës. Dueli premton shumë.

nd 1 (1)

Related posts

BANDEROLA RRACISTE NË STADIUM/ FSHF DËNON PARTIZANIN

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR “PLESHTIN” DHE LAUTARON/ Bartomeu pa doreza: Gjithçka është pezull!

Delo.autor

CR7 REALIZOI TRIPLETË NË DEKADËN E RE/ Sarri siguron tifozët: Ronaldo s’ka më probleme me gjurin

Delo.autor

Leave a Comment