Futboll Sport

MERKATO E MILANIT FILLON TË NXEHET/ Maldini piketon 3 emra në Angli

Italianët e “Tuttosport” duke folur për merkaton e Milanit, janë ndalur edhe te profili i Duglas Luizit, i cili po përmendet sërish në këto orë në lidhje me mundësinë që të jetë përforcimi në mesfushën e skuadrës së Stefano Piolit. Braziliani, siç mund ta mbani mend, u ndoq nga Milani në fillim të merkatos së verës, kur agjentët e tij u shfaqën në “Casa Milan” për të takuar drejtuesit, Paolo Maldini dhe Frederik Masara. Ai është në pronësi të Aston Vilës, i lindur në vitin 1998 dhe e pëlqen “Djallin”, por ka një vlerësim shumë të lartë (30 mln) për Milanin.

douglas-luiz-von-aston-villa-1589800448-38958

AKSI LONDINEZ- Emri tjetër që ka shanse të vishet kuqezi është ai i Tongi Ndombele, për të cilin kuqezinjtë kanë kërkuar informacione te Totenhemi me rastin e dialogëve për Zhafet Tanganganë. Për nga karakteristikat dhe fiziku, 27-vjeçari kujton Frenk Kesin. Ai është jashtë planeve të trajnerit Antonio Konte, por huazimi i sezonit të kaluar te Lioni duket sikur i ka rikthyer shkëlqimin dhe “Spurs”-at mund ta mbajnë në skuadër.

tanguy-ndombele-tottenham-hotspur-1633418619-72146

 

 

Në fakt, me Totenhemin është diskutuar në disa raste edhe Mate Pape Sarr. I rikthyer te Totenhemi pas huazimit te Metzi në Francës, 19-vjeçari, duket i aftë të bëjë detyrat e Kesit. Maldini punon për të marrë në huazim me të drejtë blerjeje, ndërsa drejtuesit londinezë nuk pranojnë asnjë.

Related posts

TRONDITET REALI/ Titullar te kampionët e EUROPËS, “ylli” spanjoll bëhet për SPITAL

Isa.Autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Humori në rrjet, ja si Messi dhe yjet e Liverpoolit presin duelin Champions (VIDEO)

Delo.autor

Inter i papërmbajtshëm në merkato, merr edhe sulmuesin e Sasuolos

Isa.Autor

Leave a Comment