Futboll Sport

NUK JANË PJESË E PLANEVE TË TRANJERIT ITALIAN/ Ançeloti i tregon derën dy futbollistëve të Realit

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka lënë diplomacinë dhe ka nisur të flasë hapur me lojtarët e tij në lidhje me pozicionin që do të kenë në skuadër në sezonin e ardhshëm. Nga turneu që Madridi ka zhvilluar në SHBA tashmë është konfirmuar qartë se për disa lojtarë nuk do të ketë vend te Reali në sezonin e ardhshëm.

Dy prej tyre që vështirë se do të vijojnë në Madrid janë Odriozola dhe Mariano Diaz. Me përjashtim të Borha Majoral, që iu bashkua ekipit më vonë dhe më pas firmosi me Getafen, asnjë lojtar tjetër i Realit nuk ka luajtur më pak se dyshja Odriozola-Mariano Diaz, secili nga 30 minuta.

Trajneri Ançeloti e ka bërë të qartë që nga Los Anxhelosi, se objektivi i tij është të reduktojë numrin e lojtarëve deri në 25 dhe dyshja në fjalë mund të lirojë dhe më shumë skuadrën.

Related posts

COVID-19/ Komiteti i Ekspertëve zbulon vendimet: Do lejohen tifozët në stadiume duke filluar nga…

Delo.autor

Yllin që e duan Barcelona, Bayerni dhe Arsenali, po e transferon Manchester City

Sadik.Autor

KAOS TE BARCELONA/ Flet ish legjenda e klubit: Nuk e dua Neymar të kthehet sepse…

F.autor

Leave a Comment