Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ Maratona e Tokios me pjesëmarrje të limituar edhe Olimpiada në rrezik

Organizatorët e maratonës së Tokios, që zhvillohet më 1 mars, kanë bërë me dije se në eventin e këtij viti do të ketë një limit të pjesëmarrësve. Kjo, për shkak të “coronavirus”, duke detyruar organizatorët të marrin një vendim të papritur. Në maratonë do të garojnë vetëm atletët e elitës në distancat e gjata dhe jo ata amatorë.

Maratona e Tokios është një nga 6 maratonat më të mëdha në botë, pjesë e “World Marathon Majors Series”, bashkë me maratonën e Londrës, Berlin, Chicago, Nju Jork dhe Boston. Në këtë maratonë pritet të marrin pjesë 38 mijë vetë, por ky numër mund të jetë shumë më i vogël.

“Jemi të detyruar të marrim këtë vendim, por këtë gjë e bëjmë për të mirën e sportistëve”, thanë organizatorët. Gjithsesi, kjo masë e tyre ka krijuar pakënaqësi, pasi janë të shumtë pjesëmarrësit që kanë prerë prej kohësh biletat.

Ndërkohë, ky vendim mund të ketë pasoja në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin pas 5 muajsh në kryeqytetin japonez, duke qenë një këmbanë alarmi se mos Olimpiada do të anullohet apo shtyhet.

Related posts

E PAPRITUR/ Problemet në zemër e çuan drejt tërheqjes nga futbolli, ylli i Barcelonës mendon…

F.autor

HUMBJA NDAJ PARTIZANIT PËR KUPËN E SHQIPËRISË/ Trajneri Beqiri: Jemi të fokusuar në kampionat

Delo.autor

REVULUCIONI I JANARIT/ Partizani del “zbuluar”. Mesfusha pa cilësi, probleme edhe nga e djathta

F.autor

Leave a Comment