Futboll Sport

E ARDHMJA ENDE NË PIKËPYETJE/ Ronaldo ngre dyshime me postimin e fundit: I lumtur që…

E ardhmja e Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë në dyshim prej kohësh, me portugezin që ka kërkuar me këmbëngulje largimin nga Mançester Junajtid.

Në miqësoren e fundit që “Djajtë e Kuq” zhvilluan përballë Rajo Vajekanos, portugezi u aktivizua për 45 minuta.

Pas kësaj, ai ngriti akoma dhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai postoi një foto nga sfida që luajti dhe shkruante: “I lumtur që u riktheva”.

Kjo gjë ka bërë që tifozët e Junajtid të shpresojnë se ai nuk do të largohet “Old Trafford” dhe se do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre dhe këtë sezon.

Related posts

BARCELONA – LEVANTE/ “Katalanasit” kërkojnë fitoren për të prekur çerekfinalen e “Kupës së Mbretit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Provat e lira zbulojnë pretendentët e Çmimit të Madh të Kanadasë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Wilder me mesazh të fortë, do të ketë triologji me Furyn!

Delo.autor

Leave a Comment