Futboll Sport

NUK KA PAQE PËR RONALDON TE MANCHESTER UNITED/ Vendimi i fundit i klubit “tërbon” yllin portugez

Kristiano Ronaldo nuk është vetëm i pakënaqur që nuk do të luajë në Champions këtë sezon me Mançester Junajtidin. Ai dëshiron të largohet nga “Old Trafford” edhe për shkak të uljes së rrogës së tij me 25%, e cila vjen prej mungesës së pjesëmarrjes së ekipit në kompeticionin kryesor europian për klube.

“Sunday Times” raportonte se portugezi këtë sezon do të paguhet me 360 mijë paund në javë nga 480 mijë sterlinat që kishte rrogën në sezonin e shkuar. Kjo ishte një klauzolë që dihej në kontratën e tij që firmosi në “Old Trafford” verën e shkuar pas transferimit nga Juventusi. Por, ai nuk mendonte se klubi nuk do të arrinte të renditej në 4 vendet e para në Premier Ligë.

Dy muajt e fundit ai ka përfituar një rrogë 25% më të ulët, ndërsa shanset e tij për t’u larguar nga Mançesteri sa vijnë dhe zvogëlohen me mbylljen e merkatos që ka nisur numërimin mbrapsht. 37- vjeçari është refuzuar nga një numër klubesh europiane, ndërsa ka luajtur titullar vetëm 1 nga 4 ndeshjet e para me Ten Hagun në Premier Ligë.

Related posts

E PADËGJUAR MË PARË/ Presidentit të Federatës së Futbollit i vihet përgjues

Delo.autor

ZBULOHET E ARDHMJA E POGBA/ “Evening Standard”: Juve ose Real, Manchester United do ta shesë…

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Arsenal i papërmbajtshëm, gati marrëveshja me lojatrin katalanas

Isa.Autor

Leave a Comment