Futboll Sport

ORËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Erik Ten Hag jep përgjigjen përfundimtare në lidhje me të ardhmen e Ronaldos

Merkato po shkon drejt fundit dhe duket se Kristiano Ronaldo ka zgjedhur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij për këtë sezon. Përgjigjen e ka dhënë tekniku i tij, Erik Ten Hag, në konferencën përpara sfidës me Leistërin në kampionat.

Kur u pyet se transferimi i Antonit do t’i kushtonte minuta yllit portugez, ai u përgjigj: “Kjo gjë është e qartë, por Kristiano vazhdon të jetë pjesë e planeve tona. Ne na duhen lojtarë me kualitet dhe të jemi akoma pretendentë në të gjitha kompeticionet”.

Duket kështu se Ronaldo do të vazhdojë të jetë pjesë e Mançester Junajtid të paktën deri në janar, edhe pse dëshira e tij është që të largohet sa më parë për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Related posts

PO SHKËLQEN/ “Look” i ri i MESSIT, argjentinasi i thotë mirupafshim… mjekrës (FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Nuk do ta besoni sa vite ka pa fituar Belgjika ndaj Italisë në ndeshje zyrtare

Delo.autor

VIDEO/E pabesueshme, kamerat kapin diçka të pazakontë në tribunë

Q.Autor

Leave a Comment