Futboll Sport

“DRIDHET” PANKINA E ALGERIT/ Në skenë për stolin e Juventusit shfaqet trajneri i njohur

Humbja me Benfikën nuk është i vetmi aspekt negativ i mbrëmjes së të mërkurës për Juventusin.

Në përfundim të sfidës, kamerat e pranishme buzë terrenit kanë fokusuar një bisedë mes Arkadiuzh Milikut dhe zëvendësuesit të tij në takimin e Champions-it, Angel di Maria.

Ky i fundit duket sikur e pyet polakun mbi arsyet e zëvendësimit.

Asnjë fjalë më tepër, por vetëm gjeste që lënë shumë vend për interpretime mes dy futbollistëve të “Zonjës së Vjetër”.

Mund të jetë një diskutim normal pas një humbjeje, por edhe sinjal se zgjedhjet e Alegrit nuk janë lehtësisht të deshifrueshme.

Sidoqoftë, pas ndeshjes, trajneri bardhezi shpjegoi se sulmuesi polak i ishte dukur më i lodhur dhe për shkak inferioriteti në mesfushë kishte zgjedhur Di Marian.

Milik, nga ana e tij, protagonist i një superimpakti në skuadër që nga ardhja te Juvja, tha se “me Di Marian folëm dhe këto janë gjëra që mbesin mes nesh”.

TIFOZËT S’E DUAN – Humbja me Benfikën duket se i ka nxehur akoma dhe më shumë raportet mes tifozëve të Juventusit dhe trajnerit Masimiliano Alegri, për të cilin kërkohet me ngulm shkarkimi.

Drejtuesit ende nuk kanë marrë një vendim, madje ndjesia është ajo se raporti do të vazhdojë.

Për këtë arsye tifozët e “Zonjës” kanë nisur të krijojnë një trend të ri në “Twitter”.”#AllegriOut” (“Alegri jashtë”) ka marrë një vëmendje shumë të madhe në mediat italiane, pasi ka arritur plot 27 mijë e 300 postime brenda tetë orëve, duke e vendosur në vendin e 7-të në botë nga trendet më të postuara.

DE ZERBI 1

TRAJNERI I RI? – Në klubin bardhezi, ekziston edhe problemi i kontratës së trajnerit. 7.5 milionë euro deri në vitin 2025, ndaj edhe për hir të kursimit, te Juvja mendojnë të vijojnë raportin me Alegrin.

Megjithatë, siç ndodh rëndom në këto situata, ka edhe zëra që kanë nisur të zhvillohen në lidhje me një pasardhës të mundshëm. I ri, me perspektivë dhe që ka treguar vlera.

Identikiti përputhet me atë të Roberto de Zerbit, i cili pak kohë më parë ndërpreu kontratën me Shaktharin e Donjeckut. Gjatë merkatos ishte shumë pranë marrjes së stolit të Brajtonit me anglezët që ia kanë besuar përkohësisht skuadrën Endrju Krofsit.

Related posts

Messi: Man City e PSG, më të fortit në Europë

Q.Autor

Lojtarët më të mirë që mund të përfitohen “falas” në Premier League

Sadik.Autor

ZYRTARE / Sulmuesi Ekuban arrin akordin me Genoa-n, klubi i kujton kulmin e suksesit me Partizanin

Delo.autor

Leave a Comment