Futboll Sport

E KRYER/ Ish-lojtari i Interit të Tripletës zbarkon në Itali, gati firma për pankinën e klubit të Serisë A

Tiago Mota është gati që të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Ish-fituesi i Tripletës me Interin ka zbarkuar në Itali, teksa do të firmosë një kontratë me Bolonjën dhe më pas për tu prezantuar si trajneri i ri i ekipit emilian.

Italo-Braziliani ditën e nesërme do të jetë në tribunën kryesore të stadiumit “Renato Dall’Ara” për të ndjekur nga afër ekipin e tij të ri ku do të përballen ndaj Fiorentinës.

Detajet e kontratës ende nuk bëhen të ditura, por duke filluar nga dita e hënë, Tiago Mota do të marrë në drejtim Bolonjën, pas shkarkimit të Sinisa Mihajloviç.

40-vjeçari do të trajnojë sërish një ekip të Serisë A, ku sezonin e kaluar stërviti Specian dhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manajn. Ndërsa më parë ai ka drejtuar edhe Xhenoan dhe PSG U-19.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes “PUSHTON” edhe Monacon, Vettel ngjitet në PODIUM

Delo.autor

CHELSEA-MANCHESTER CITY/ “Carabao Cup”: Skuadrat kërkojnë trofeun e parë për këtë sezon (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Gary Cahill arrin marrëveshjen me klubin anglez…

Delo.autor

Leave a Comment