Futboll Sport

FITORJA NDAJ TORINOS NË FRYMËN E FUNDIT/ Interi arrin një rekord, nuk ndodhte prej 17 muajsh që zikaltërit…

Interi ka fituar minimalisht 1-0 pasditen e djeshme ndaj Torinos në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A italiane.

Goli deçiziv u shënua në frymën e fundit në minutën e 89′, nga Marselo Brozoviç pas një pasimi perfekt nga Nikolo Barela.

Sipas faqes së njohur të statistikave, “OPTA Paolo”, Interi ka thyer një rekord tjetër negativ, ku përfundon pjesën e parë pa shënjestruar të paktën një herë portën e kundërshtarit në Serinë A italiane.

Hera e fundit e ndodhur datonte më 18 prill 2021, ndaj Napolit.

Një statistikë tepër negative kjo për të besuarit e Simone Inzagit.

Me këtë sukses ndaj torinezëve, Interi renditet në vendin e katërt duke grumbulluar 12 pikë, teksa në gjashtë javë zikaltërit kanë koleksionuar 4 fitore, 0 barazime dhe 2 humbje, respektivisht ndaj Lacios dhe Milanit.

Related posts

Formacionet zyrtare: Malaga – Real Madrid

Sadik.Autor

NGA GERARD PROGNI TEK REJA/ Grezda rrëfehet “pa doreza”: Ju tregoj provokimin e sherrit në Skoci

Delo.autor

ZVICËR-TURQI/ Xhaka dhe Shaqiri nisin sfidën si titullarë, kërkon triumfin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment