Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari gati për sezonin e ri, konfirmon Binotto në krye të skuadrës

Mattia Binotto do të vijojë të jetë drejtori sportiv i Ferrarit edhe gjatë vitit 2022, detyrë të cilën do ta mbulojë për të katërtin vit me radhë. 52-vjeçari është konfirmuar sot në këtë detyrë, pas progresit që bëri “kokëkuqja” sezonin e kaluar të Formula 1, ku u klasifikua në vendin e tretë në botërorin për konstruktorë.

Për Binotto ky do të jetë një vit i rëndësishëm, ku kërkohet fitorja e disa garave dhe një rezultat më i mirë në pistë, pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të garës. Ndërkohë që objektivi do të jetë titulli kampion për konstruktorë vitin 2023. Binotto ndodhet që prej vitit 1995 te makina italiane, ku ka ngjitur gradualisht shkallët.

Siç dihet, dy pilotët e Ferrarit janë monigasku Charles Leclerc dhe spanjolli Carlos Sainz, një dyshe që ka për detyrë të rikthejë “kokëkuqen” në krye të renditjes botërore. Vjet Ferrari nuk arriti asnjë fitore, por siguroi dy “pole position” dhe disa podiume me të dy pilotët e sajh. Më 21 shkurt do të zhvillohen testet e para dimërore.

Related posts

“NUK JAM NJË DIKTATOR”/ Arteta dhe rasti i Aubameyang: Ja çfarë kërkoj unë

Delo.autor

FLET PËR DY LOJTARËT NË “RADARIN” E JUVENTUSIT/ Dybala thur elozhe: Këta talentet më premtues të…

Delo.autor

Transferimi në GREQI/ MAVRAJ në siklet nga emri i sponsorit të ARIS

Isa.Autor

Leave a Comment