Futboll Sport

HUMBJA NË DERBIN ME MILANIN/ Darmian: Gabuam, Interi ndaj Bajernit do të jetë dinjitoz!

Mateo Darmian nuk u është shmangur intervistave në përfundim të derbit pavarësisht humbjes.

“Kur humbet duhet të dalësh të marrësh përgjegjësitë, sidomos pas një ndeshjeje të tillë”, e ka nisur italiani analizën e tij duke vazhduar:

“Ishim në avantazh dhe pastaj pësuam dy gola që mund të ishin shmangur. Duhet ta arkivojmë sa më shpejt këtë sfidë dhe të kuptojmë gabimet tona për t’u përmirësuar në të ardhmen”.

Në fund 32-vjeçari ka folur edhe për sfidën që i pret ndaj Bajern Mynihut, për të cilën ka thënë:

“Kemi pak ditë për të përgatitur ndeshjen, por duam ta nisim mbarë.

Përballim një skuadër shumë të fortë, por në shtëpinë tonë dhe me tifozët tanë mund të bëjmë një paraqitje dinjitoze”.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

PAS TRIUNFIMIT NDAJ PARMËS/ Lautaro: I lumtur për fitoren, por duhet të punojmë më shumë

Delo.autor

Ja sa kushton Kupa e Botës

Sadik.Autor

KUPA E ITALISË/ KALENDARI: ”Autostradë” për JUVEN, MAKTH për MILANIN e INTERIN

Isa.Autor

Leave a Comment