Futboll Sport

UNITED “DËFREHET”/ Rashford dhe afrimi i verës i japin suksesin “Djajve të kuq” ndaj Arsenalit

Manchester United ka bërë një paraqitje spektakolare ndaj Arsenalit, duke mundur londinezët me shifrat 3-1 në sfidën e Premier League.

Sfida do zhbllokohej që në minutën e 12-të me Martinellin, por goli do anulohej për shkak të një faulli në mesfushë.Vendimi do vononte 2 minuta, ndërsa gjithçka do sqarohej me VAR.

Në fundin e fraksionit, blerja e verës Anthony do debutonte me gol për “Djajtë e kuq”, duke shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme trajnerin Ten Hag.

 

Në pjesën e dytë ekipi i Artetas do reagonte dhe do barazonte me Sakan në minutën e 60-të, por vetëm përkohësisht pasi avantazhin vendasve do ua dhuronte Rashford (65’). Ky i fundit gjen edhe golin e sigurisë (75’).

Kështu, Manchester United është në vendin e pestë, ndërsa Arsenal qëndron në të parin.

Related posts

Vendos VAR-i, Interi me 10 vetë. Largohet me të kuq Vesino (VIDEO)

Sadik.Autor

Atmosferë derbi, Donnarumma i trembet Icardit

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG në ankth, rrezikon të qëndrojë dy muaj larg fushave ylli…

Delo.autor

Leave a Comment