Futboll Sport

PERSONALITET DHE GJEOMETRI/ Asllani, në regji përballë Murinjos

Nga grumbullimi me Kombëtaren, Kristjan Asllani po dëgjon në sfond edhe sirenat e Romës. Fundjavën e ardhshme, kur Interi i tij të presë në “San Siro” verdhekuqtë e Murinjos, elbasanasi pritet të bëjë debutimin e tij si titullar, një emocion i paprovuar më parë me fanellën zikaltër.

ASLLANI

Mungesa e Brozoviçit të skualifikuar për shkak kartonësh dhe dëmtimi i Hakan Çalhanoglusë, e kanë projektuar 20-vjeçarin në regji, aty ku pritet të formojë treshen qendrore në mesfushë bashkë me Barelën e Mikhitarianin. Pozicioni delikat që mban në fushën e lojës ka qenë një nga arsyet që e ka shtyrë deri më ditën e sotme debutimin e tij, pa lënë mënjanë as praninë e kroatit, një lojtar që më shumë se konkurrent, Brozoviç e shikon si udhërrëfyesin e tij.

“Është normale që nuk po luaj shumë kur jam vetëm 20 vjeç dhe kam përballë një si Brozoviçi, nga i cili po mësoj shumë”, shprehej Asllani pak ditë më parë, duke dhënë leksione përulësie, veç qetësisë e durimit që ka transmetuar në këtë fillim sezoni.

 

 

KARAKTER DHE GJEOMETRI – Ndaj Romës, Inzagi më së shumti do të ketë nevojë për këto cilësi, ndoshta në ndeshjen më të rëndësishme deri më tani, që duhet të shërbejë për të ndryshuar rrjedhën e sezonit. E përveç personalitetit, dirigjimi i lojës së Interit do të kalojë nga këmbët e Kristjanit, që duhet të jetë më gjeometrike dhe më e rrjedhshme se kurrë.

ASLLANI 1

29 minutat e deritanishme për të në tri ndeshje, të gjitha duke zëvendësuar Brozoviçin, kanë shërbyer për të testuar ujërat për mesfushorin, i cili duhet të bëhet gati për furtunën e madhe, aty ku do të duhet versioni i tij më i mirë. Asllani ka treguar që sfidat i dashuron dhe i përballon me sukses dhe ka një dobësi për ato të mëdhatë.

I ka dhënë provat si kundërshtar i Interit me fanellën e Empolit, e tani duhet t’i japë edhe si zikaltër, përballë një tjetër “interisti”: Zhoze Murinjos. Kristjani ishte 10 vjeç kur në majat e gishtave shikonte në televizorin e lokalit në Buti, aty ku është rritur, suksesin e Interit e të portugezit në finalen e Champions League. Më 1 tetor, pikërisht përballë Murinjos do të tentojë ai të jetë “Speciali”.

INTERI

Related posts

Everton ndal Chelsean, Arsenal dhe Liverpool gati të përfitojnë

Q.Autor

Nuk do ta besoni sa kohë ka Bayern Munchen që nuk fiton në fushën e Leverkusenit

Q.Autor

Në derbi i solli fitoren Milanit, Cutrone: Dua të qëndroj në San Siro

Q.Autor

Leave a Comment