Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Juventus mposht Malmon dhe merr fitoren e parë të sezonit

Juventusi ka regjistruar fitore (3-0) me një performancë bindëse ndaj Malmos në Eleda Stadion, në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër është kthyer te fitorja pas fillimit zhgënjyes të sezonit në Serie A (dy humbje një barazim) që shënon epokën ‘post-Ronaldo’.

Pas një harkimi në zonë, Rodrigo Bentancur asistoi te Alex Sandro brenda zonës, i cili shënoi me kokë (23’) duke e zhbllokuar rezultatin.

Në fund të pjesës së parë, u akordua penallti në favor të Zonjës së Vjetër pas një ndërhyrje të gabuar në Alvaro Moratan dhe Paulo Dybala ishte i saktë nga pika e bardhë (45’).

Menjëherë pas (45’+1), Morata e shënoi edhe golin e tretë të Bianconerëve duke e vulosur fitoren.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që Juventusi iu gëzua fitores së parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, si edhe fitores së parë sezonale në përgjithësi dhe kryeson në Grupin H me tri pikë, aq sa ka edhe Chelsea pas fitores ndaj Zenit St Petersburgut.

Related posts

“PFA” PUBLIKON TOP 11-SHEN/ Zbulohet skuadra e vitit në Premier League, 68 milionëshi rishkruan historinë

Delo.autor

Drejtori sportiv i Man City: S’kemi shanse ta blejmë Messin

Q.Autor

“NUK ANKOHEM PËR KARRIERËN TIME”/ Mesfushori Gundogan zbulon dy idhujt: Do të kisha dashur të luaja me ata

Delo.autor

Leave a Comment