Futboll Sport

“BOMBA” NGA ITALIA/ Nuk ndihet i lumtur në Milano, Kristjan Asllani kërkon largimin nga Interi

Një lajm “bombë” vjen nga Italia, Kristjan Asllani nuk është i lumtur te Interi dhe kërkon me ngulm largimin nga zikaltërit në formulën e huazimit.

KRISTJAN ASLLANI

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, minutazhi i paktë dhe pankinat e shumta edhe pse Marselo Brozoviç është ende i dëmtuar, janë arsyet që media e njohur italiane sqaron se fantazisti i Kombëtares shqiptare dëshiron largimin nga Interi që në janar, muajin që përkon me hapjen e dritares së transferimeve.

20-vjeçari nga Elbasani erdhi te zikaltërit për të qenë zëvendësuesi i Marselo Brozoviç në rolin e regjisë përpara mbrojtësve, por mesa duket Simone Inzagi ka preferuar më së shumti Hakan Çalhanollunë dhe Henrik Mikitarianin në rolin e Brozoviçit të dëmtuar.

 

 

Nuk dihet ende nëse Interi dëshiron të privohet ose jo nga vetë futbollisti kuqezi, i cili dëshiron të largohet në huazim te ndonjë skuadër që i garanton minuta në këmbët e tij.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

Related posts

RIVALITETI/ Courtois sulmon Simeonen: Kjo është arsyeja pse flet kundër Realit

Isa.Autor

Formacionet zyrtare: Kolumbi – Angli. Ja befasia, mungon lojtari më i mirë… (FOTO) 

Isa.Autor

Tifozët e presin në Torino, Ronaldo shkon në Greqi (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment