Futboll Sport

CHAMPIONS/ Supersfida Barcelona-Inter, zbulohet arbitri që do të drejtojë duelin në “Camp Nou”

Barcelona-Inter do të jetë supersfida e mbrëmjes e së mërkurës në Champions, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Camp Nou”, në orën 21:00, e vlefshme për ndeshjen e katërt të fazës së grupeve.

SZIMON MARCINIAK

Sektori i dizenjimit të arbitrave në UEFA ka vendosur se cilët do të drejtojnë këtë duel të rëndësishëm.

5 arbitra do të jenë nga Polonia dhe vetëm një do të jetë anglez.

 

 

Kryesor do të jetë Szimon Marciniak, i mbështetur nga asistentët Pavel Sokolniçki dhe Tomas Listkievic.

Arbitër i katërt do të jetë Tomas Musial.

Në VAR pritet të jetë Tomas Kviatkovski, ndërsa në AVAR do të jetë britaniku Stjuart Artvell.

Sakaq ndeshja e kaluar mes këtyre dy skuadrave përfundoi me fitoren e Interit në shifrat minimale 1-0 në stadiumin “Giuseppe Meazza” me autor Hakan Çalhanollu.

INT

Related posts

KONFIRMON RIKTHIMIN NË KAFAZ/ McGregor: Ende s’kam mbaruar punë, do t’i tregoj botës se kush jam

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal mposht me përmbysje Benfica-n dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchster City-Southampton. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment