Futboll Sport

ZYRTARE/ Ecuria negative rezulton fatale, klubi britanik shkarkon ish-trajnerin e Lorik Canës

Nuk ka më asnjë dyshim, Stiv Brus nuk është më trajner i skuadrës së Uest Bromuiç!

STIV BRUS

Ecuria e gjatë negative në Championship ka rezultuar fatale për teknikun britanik, i cili është shkarkuar me efekt të menjëhershëm nga detyra e trajnerit të ekipit të Uest Bromuiç.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi anglez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke njoftuar “divorcin” me 61-vjeçarin dhe duke e falënderuar për punën e përshkuar së bashku.

Gjithashtu në komunikatë klubi britanik sqaron se drejtimin e përkohshëm të skuadrës do ta marrë trajneri i U-21 të Uest Bromuiç, Riçard Bil, i ndihmuar edhe nga stafi i tij, Xhejms Morrison dhe Geri Uolsh.

Stiv Brus u ul në pankinën e Uest Bromuiç më 3 shkurt 2022, teksa në 32 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet arriti 8 fitore, 12 barazime dhe 12 humbje.

Aktualisht deri tani e renditi skuadrën në vendin e 22-të në Championship, ku në 13 ndeshje, arriti 1 fitore, 8 barazime dhe 4 humbje, duke grumbulluar 11 pikë.

Gjithashtu, Stiv Brus është i njohur në arenën e trajningut, teksa më parë ka stërvitur skuadra si Njukasëll, Aston Vila, Uigan, Birmingam, Hadërsfilld dhe Sandërlend, ekip ku ka stërvitur edhe ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Canën në sezonin 2009/2010.

Related posts

“LUFTA” JUVENTUS-MILAN/ Nis ofensiva për fantazistin e Romës

F.autor

Goditja e dytë ,Tirana “riparon” mesfushën me lojtarin e Kukësit

Isa.Autor

Ndërron jetë kampioni i Botës me Argjentinën në vitin 1978

Sadik.Autor

Leave a Comment