Futboll Sport

ARGJENTINA NË “ANKTH” PËR DI MARIAN/ Ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave sulmuesi i Juventusit

Angel di Maria ishte një nga problemet e shumta të Juventusit në transfertën në Izrael. Lojtari argjentinas pësoi dëmtim në kofshë dhe u detyrua të linte fushën e lojës në radhët e bardhezinjve.

Nga informacionet e fundit nga mediat pranë klubit, bëhet me dije se mesfushori do të mungojë rreth 40 ditë, ku shkalla e dëmtimit shfaqet serioze.

Një mungesë kaq e gjatë do të vështirësonte edhe objektivin “Botëror”. Nëse procesi i rikuperimit do të zgjaste ekzaktësisht 40 ditë, do të thotë se Angel do të rikthehet fiks në fillimin e kompeticionit, 20 nëntor, por pa kryer një ndeshje me klubin e tij aktual, çka do të ndikonte edhe në formën me përfaqësuesen e “Albiçelestes”.

Për t’i qëndruar pranë në këtë moment të vështirë nuk ka munguar as mesazhi i gruas së tij, Jorgelina Kardozo, e cila ka shkruar: “Ka ende një faqe bosh për të shkruar… të dua shumë”, referuar aktivizimit në Botërorin e “Katar 2022”.

Related posts

E FUNDIT/ Ndërpritet ndeshja Skënderbeu-Partizani. Tifozët përleshen me…

Sadik.Autor

SKANDALOZE/ Khabib po e qëllonte furishëm, MC Gregor: Është vetëm BIZNES, mos më…(VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Neymar thyen çdo rregull për COVID-19, shikoni çfarë bën në Brazil (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment