Futboll Sport

VIDEO e papublikuar më parë e tensionit në Beograd: Nëna e Andi Lilës e trembur dhe tensioni i gazetarëve

Si sot 8 vite më parë, flamuri i Shqipërisë së madhe valëvitej mbi kokat e serbëve në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Ballist Morina ngriti dronin e famshëm duke bërë mjaft tensionuese situatën atë natë në atë impiant gjigant. Blendi Fevziu ka publikuar një video që nuk është shfaqur më parë në asnjë media.

Pas “shëtitjes” së flamurit në stadium me simbolet kombëtare, tifozët e paktë shqiptarë për sigurinë e tyre u futen brenda. Situata ishte mjaft e tensionuar me frikën se serbët mund të pushtonin fushën. Në facebook-un e tij gazetari i njohur, Blendi Fevziu shkruan: “14 tetor 2014. Kjo video e papublikuar më parë është bërë atë natë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Pak minuta më parë, droni me simbolet kombëtare shqiptare kishte fluturuar mbi stadium dhe për siguri, tifozët e paktë shqiptarë u detyruan të futen brenda. Janë xhirime të tensionuara. Në fund duket edhe mamaja e Andi Lilës e merakosur për të. Një natë e paharruar ajo për ne që ishim në stadium”.

Ndërkohë në videon e publikuar nga Fevziu dëgjohet mamaja e Andi Lilës që duket të ketë qenë fillimisht e trembur: “Tani nuk kam frikë. Fillimisht po, kur hynë ata në fushë”, shprehet ajo. Kujtojmë që për atë ndeshje Serbia u dënua me humbje në tavolinë 3-0 duke i dhënë një “kolpo” kualifikimit të kuqezinjve në Europianin e Francës.

VIDEO

Related posts

Juventus-Roma/ Sulmi më i mirë, përballë mbrojtjes ‘bunker’ të verdhekuqve

Delo.autor

“Diktatura” e Panuçit/ Trajneri urdhër të prerë për Mavrajn. Kapiteni i Kombëtares në hall

Isa.Autor

“NUK E DIJA QË MARADONA E KISHTE NJË TROFE SI KY”/ Messi në ajër nga gëzimi: E doja me forcë një gol!

F.autor

Leave a Comment