Futboll Sport

ÇUDIA NË NDESHJEN E BOTËRORIT/ Portieri zbret në fushë dhe zëvendësohet pas himnit

Yassine Bono është portieri titullar i Marokut prej kohësh, pasi luan në nivele mjaft të larta me Sevillan në La Liga dhe është padyshim një nga pikat më të forta të klubit andaluzian.

Megjithatë në Botërorin e Katarit gardiani hyri në histori për një episod shumë të çuditshëm, pasi ishte përzgjedhur titullar, zbriti në fushë ,këndoi himnin me skuadrën dhe më pas përfundoi në stol.

Të gjithë u habitën dhe komentatori i BBC-së deklaroi me të qeshur se iu deshën 38 minuta lojë për të kuptuar që në fushë nuk po luante Bono, por portieri i dytë Munir.

Pas ndeshjes, ku marokenët fituan 0-2, u shpjegua se Bono nuk ishte ndjerë mirë gjatë këndimit të himnit dhe kishte kuptuar se nuk mund të luante, ndaj kishte kërkuar zëvendësimin pa nisur sfida, për të mos djegur një ndërrim.
Çudia në ndeshjen e Botërorit, portieri zbret në fushë dhe zëvendësohet pas himnit

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Interesim i lartë për ndeshjen në “Air Albania”, ja sa bileta janë shitur (FOTO)

Delo.autor

Milan apo Inter, Elena Gusmeroli e mban sekret skuadrën e zemrës

Sadik.Autor

COSTA godet RAMOSIN në kokë, reagimet e tifozëve të Liverpulit janë për kornizë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment