Boks MMA Sport

ZYRTARIZON RIKTHIMIN E KHABIBIT/ Presidenti i “UFC”: Ja kur do të duelojë sërish në kafaz

Pavarësisht spekulimeve dhe deklaratës së Khabib Nurmagomedov se do të rikthehet sërish në kafaz në nëntor, presidenti i UFC-së, Dana White ka një tjetër mendim. Numri 1 i arteve marciale mikse ka bërë me dije sot se rusi do të rikthehet të duelojë dy muaj më herët nga parashikimi, në shtator.

Nurmagomedov është i pezulluar nga Komisioni i Sportit në Nevada deri në fillim të qershorit, për incidentin që shkakoi bashkë me Conor McGregor në eventin UFC-229. Rusi është kampioni i botës në peshën e lehtë, titull të cilin e mbrojti pikërisht ndaj rivalit irlandez 6 muaj më parë.

“Ai do të rikthehet sërish në kafaz në shtator. Ai është ende i pezulluar, ndërkohë që ka thënë se nuk do të duelojë gjatë kohës që është Ramazani. Për pasojë, koha më e përshtatshme është shtatori”, u shpreh Dana White për mediat amerikane.

Nurmagomedov pritet të duelojë me fituesin që do të dalë nga përballja mes Max Holloway dhe Dustin Poirier. Ata do të duelojnë për titullin e përkohshëm dhe më pas fituesi do të duelojë me rusin. Mbetet për t’u parë nëse Nurmagomedov do të rikthehet në shtator apo në nëntor.

Related posts

BËN PËR UJË TË FTOHTË MOURINHO-N/ Capello: Mund t’i bëjë dëm ekonomik klubit, ato ofendime…

Delo.autor

Juventusi “gjen” zëvëndësuesin e Bonuccit në kampionatin gjerman

Sadik.Autor

SHQIPËRI-KOSOVË/ Pas një kundërsulmi vrastar, Myrto Uzuni dyfishon shifrat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment