Futboll La Liga Sport

JO VETËM FUTBOLL/ MESSI ia beson JETËN SI FILM kompanisë së njohur kanadeze

Leo Messi njoftoi të mërkurën se gjatë gjithë vitit 2019, “Cirque du Soleil” do të shfaqë një film të bazuar në jetën e tij. Lojtari bëri njoftimin nëpërmjet rrjeteve sociale, i veshur me një fanellë me logon e kompanisë së njohur të teatrit.

Nuk është iniciativa e parë e këtij lloji, në të cilën Messi është i përfshirë si protagonist. Tashmë, në vitin 2014, u prodhua një film i drejtuar nga Álex de la Iglesia, ku ylli argjentinas fliste për karrierën e tij.

“Cirque du Soleil” (frëngjisht) është një kompani argëtuese kanadeze, prodhuesi më i madh teatror në botë. E ka bazën në Montreal të Kanadasë dhe ndodhet në zonën e brendshme të qytetit Saint-Michel. Kjo kompani u themelua në Baie-Saint-Paul, më 7 korrik 1984, nga dy ish-interpretues të artit të rrugës, Guy Laliberté dhe Gilles Ste-Croix.

Related posts

VAZHDON TË JETË I NJËJTI PERSON/ Gareth Bale irriton sërish ultrasit, “sulmohet” nga tifozët

Delo.autor

Blind do të luaj në Serie A, skuadrat e mëdha në garë për të

Sadik.Autor

ATMOSFERË E ÇMENDUR/ Tifozët e Lazios bllokojnë rrugët me parulla fashiste para ndeshjes (

Delo.autor

Leave a Comment