Sport Të tjera

E RËNDË/ Humb jetën luftëtari i MMA-së, dyshohet se u helmua nga…

Tragjik ka rezultuar fati i luftëtarit rus të MMA-së, Alexandër Pisarev, i cili ka humbur jetën pasi është helmuar nga konsumimi i shalqiut. Sipas mediave ruse, gruaja e tij është shtruar në spital për shkak të helmimit.

“Alexandër Pisarev humbi jetën në gjumë dhe nuk kishte probleme kronike shëndetësore. Sipas të dhënave paraprake, vdekja ishte pasojë e helmimit nga ushqimi”, tha një anëtar i ekipit të tij për agjencinë TASS.
Pisarev u gjet pa jetë në banesën e tij në Moskë nga babai i tij më 30 tetor, Igor Vladimirovich.

“Kam hyrë në dhomë, Aleksandri dhe gruaja e tij po flinin. U afrova dhe më pas kuptova që djali im nuk po merrte më frymë. Ai kishte thyer gishtat pas luftimeve të fundit, por kjo nuk është asgjë. Ne të gjithë hamë të njëjtin ushqim, ne jetojmë së bashku”, tha ai për Pravda. Aktualisht po hetohen shkaqet e vdekjes së kampionit të MMA-së.

Related posts

ANALIZA/ Pse jemi të dashuruar me Ajaksin, edhe pse Juventusi do të kualifikohet?

F.autor

PËRBALLJA MIQËZORE ME FERONIKEL/ Donnarumma ngre peshë: Me zor po presim të luajmë në… (VIDEO)

Delo.autor

Pellegrini rikthehet në Angli, pranë firmës me skuadrën e “shejtorëve”

Sadik.Autor

Leave a Comment