Futboll Sport

E BUJSHME/ Kristiano Ronaldo lëshon “bombën”: Kam refuzuar 350 milionë euro nga…

Kristiano Ronaldo dhe Mançester Junajtid janë në krisje totale, pas intervistës së lançuar me gazetarin anglez Piers Morgan ku tregoi se ndihej i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”.Së fundmi, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” me anë të një interviste me “Talk TV”, ka rrëfyer se i është ofruar Napolit dhe Sportingut të Lisbonës, dhe që ka refuzuar 350 milionë euro nga Arabia Saudite, por pa zbuluar emrin e skuadrës:

“Po, kam refuzuar një kontratë 2-vjeçare prej 350 milionë eurosh nga një ekip nga Arabia Saudite.

Mediat më parë shkruanin se i jam ofruar Napolit dhe Sportingut të Lisbonës, po është e vërtetë! Por, në atë periudhë kam qenë i motivuar me Mançester Junajtidin.

Zhorzh Mendesh ka më shumë se 100 futbollistë dhe disa prej tyre kanë shkuar te Çelsi dhe Arsenali, por media gjithmonë flet për Kristiano Ronaldon.

Unë kam rrogën më të lartë në historinë e Premier Ligës edhe pse në moshën 37-vjeçare.”, përfundoi Ronaldo.

Related posts

FORMULA 1/ Ecclestone këshillon Mick Schumacher: Ja çfarë i nevojitet që të shpallet kampion

Delo.autor

(VIDEO) Hazard dhe Willian “shkëlqyen” në fitoren e Chelsea-it, por kanë një porosi për Conten

Q.Autor

FORMULA 1/ Vettel merr ofertën surprizë nga një makinë e dorës së dytë

Delo.autor

Leave a Comment