Futboll Sport

“BUZËQESH” JUVENTUSI/ Blerja e bujshme e merkatos së verës mund të kthehet ndaj Napolit

Pol Pogba nuk arriti të rikuperohet për ndeshjet e Botërorit dhe synimi i tij është të rikthehet sa më shpejt në fushë për të ndihmuar Juventusin, ku u kthye në këtë verë, pas disa sezonesh te Mançester Junajtid.

Mediat italiane raportojnë se francezi do të kthehet në stërvitje dhe po bën maksimumin për t’u kthyer në ndeshjet e para të janarit.

Plani më optimist dhe i dëshiruar nga mesfushori është që debutimin e dytë me fanellën bardhezi ta bëjë më 13 janar në ndeshjen decizive ndaj Napolit.

Siç dihet, Pogba operoi meniskun e gjurit të tij të djathtë në shtator dhe deri më tani ai nuk ka mundur të vrapojë në fushën e blertë.

Tashmë raportohet se ai ka nisur planin e riaftësimit atletik, teksa ecuria e tij do të vërehet me kujdes nga mjekët.

Pas operacionit francezi është angazhuar vetëm në pishinë dhe në palestër, duke rritur gradualisht ngarkesën e tij fizike.

Nga e hëna ai do të nisë stërvitjen në kushte normale, me një program individual, teksa në harkun e 15 ditëve mesfushori pritet t’i bashkohet grupit në stërvitje.

Related posts

AKTET E DHUNËS NDAJ TIRANËS/ Disiplina mbyll “Loro Boriçin”, ja dëmimi i rëndë për Shkodranët

Delo.autor

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ 100 ditë më vonë, Reali është zgjuar e do hakmarrje. Suarez një makth për…

Delo.autor

Pagliuca i thur elozhe shqiptarëve: Strakosha i jep pikë skuadrës dhe bravo Tares…

Q.Autor

Leave a Comment