Futboll Sport

FIFA LAJMËRON NDRYSHIME TË MËDHA/ Kupë Bote me klube nga viti 2025. Çfarë do të ndodhë me Botërorin?

Gianni Infantino ka thënë se FIFA do të nisë një Kupë të re Bote për Klube me 32 skuadra duke filluar nga viti 2025 dhe zbuloi se ata do të ‘ridiskutojnë’ formatin e fazës grupore të Kupës së Botës 2026.

Koncepti i ri i Kupës së Botës për Klube fillimisht ishte menduar të lansohej në Kinë në 2021 me 24 ekipe, por u anulua për shkak të pandemisë  dhe tani është vendosur për një zgjerim të mëtejshëm nga qershori 2025.

Ndërkohë, formati aktual i Kupës së Botës, i vendosur që nga viti 1998, i cili sheh 32 skuadra të ndara në tetë grupe me nga katër, gjithashtu do të ndryshojë në turneun e zgjeruar me 48 ekipe pas katër vitesh me zgjedhjen e Këshillit të FIFA-s në 2017. Kombëtarët do të ndahen në 16 grupe me nga tre.

Megjithatë, pas finales dramatike të fazës së grupeve në Katar, Infantino, duke folur në një konferencë shtypi për herë të parë që nga fjalimi i tij i diskutueshëm në prag të turneut, zbuloi se formati i fazës së grupeve mund të ndryshojë.

“Pas këtij Botërori dhe suksesit të grupeve me katër, absolutisht i pabesueshëm, ne duhet të ridiskutojmë nëse 16 grupe me tre apo 12 grupe me katër janë më të mirët”, tha ai.

Related posts

PSG INTERESOHET PËR PORTUGEZIN/ Ja 3 motivet e Mourinhos për të pranuar oferën

Delo.autor

BRIGHTON-CHELSEA/ Dy afrimet e bujshme të Lampard nga minuta e parë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“PO TË KISHA ARDHUR QË NË FILLIM DO FITONIM KAMPIONATIN”/ Ibrahimovic: Kanë një muaj kohë ose nuk…

Delo.autor

Leave a Comment