Futboll Sport

MOMENTE MË TË VEÇANTA/ Kandidati kryesor për pankinën e Kombëtares shqiptare kthehet në ultras gjatë Botërorit

Sfida Holandë-Argjentinë padyshim ishte një ndër më të bukurat e këtij Botërori. Kombëtarja “abiçeleste” ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës së Botës ku do të përballet me Kroacinë.

Në stadiumin “Lusail” për të ndjekur sfidën kanë qenë afro 20 mijë argjentinas, mes tyre edhe legjendat siç janë Havier Zaneti dhe Esteban Kambiaso. Ky i fundit është kandidati kryesor për të drejtuar kombëtaren shqiptare. Por këtë periudhë, 42-vjeçari po e kalon në Katar duke ndjekur Argjentinën teksa është kthyer në një ultras ashtu si është parë edhe mbrëmë.

Së bashku me Zanetin kanë festuar me krenari triumfin emocionues.

 

Kujtojmë së Esteban Kambiaso është emri më i përfolur për të zëvendësuar Edi Rejën. Karriera e tij si trajner nuk është me një eksperiencë të njëjtë me atë si futbollist, pasi ai ka luajtur me ekipe si Real Madridi dhe Interi për shumë vite. Si drejtues, e ka nisur në disa kategori të ulëta në Itali dhe me profesionistët, ndërsa posti i vetëm që ka mbajtur është si ndihmës trajneri i kombëtares së Kolumbisë në Botërorin e 2018-ës, periudhë 2-mujore.

Related posts

LAUTARO “DËNON” GJIMSHITIN/ Ja notat e mediave italiane për shqiptarin…

Delo.autor

NBA/ Harden nuk mjafton për Houston, Giannis lider për Milwaukee

Delo.autor

“DJALLI” SHKON NË “FERR”/ Liverpool likuidon Milan, kuqezinjtë jashtë europe

Delo.autor

Leave a Comment