Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Audienca, Angli–Francë “mundi” funeralin e Mbretëreshës Elizabet II

Ashtu siç ishte parashikuar një ditë më parë nga mediat më prestigjoze të Mbretërisë së Bashkuar ndodhi. Angli-Francë ishte eventi më i ndjekur në ishull pasi mbërtheu përpara ekranit plot 23 milionë banorë. ITV dhe ITVX raportuan se dueli që vlente një vend në gjysëmfinalet e Katar 2022 ishte eventi më i ndjekur për 2022 në Britani. Kjo ndeshje ishte dhe takimi më i ndjekur në ishull në të gjithë kompeticionin.

Shifrat – Agonia e “Tre luanëve” përballë Francës arriti që të thyente kështu edhe funeralin e Mbretëreshës Elizabet II. Ceremonia mortore e mbajtur në Westminster Abbey në shtator mbërtheu përpara ekranit të BBC One plot 19.5 milionë banorë. Sipas tabloidëve funeral në tolal ka tërhequr 29.2 milionë banorë nëse do të merret parasysh numri i njerëzve që e ndoqën në BBC One, BBC Two, BBC News,  në katër kanalet e ITV Channel si dhe në Sky News e Sky Sports.

Euro 2020 – Një vit më parë ka qenë një tjetër humbje e Anglisë ajo që theu një tjetër rekord sa i përket audiencës. Kanë qenë plot 31 milionë banorë të cilët kanë ndjekur finalen e Euro 2020 në BBC dhe ITV ku Anglia u mposht me penallti nga Italia. BBC zbuloi se në kanalin e saj këtë takim e kishin ndjekur 25 milionë banorë ndërsa ITV tha se kishte mbajtur përpara ekranit plot 6 milionë tifozë.

Related posts

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Futbollisti i ri më i mirë, shapllet fituesi i trofeut Kopa…

Delo.autor

FATI I TRISHTË I EMILIANO SALA/ Dalin rezultatet e autopsisë, ja pse vdiq futbollisti

Delo.autor

ZYRTARE/ Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos, vjen firma me ish-futbollistin e Skënderbeut

Delo.autor

Leave a Comment