Futboll Sport

URI PËR TROFE E PARA/ Ja premiot për 4 finalistet e Botërorit të Katarit

Me finalen që afrohet, shtohet uria jo vetëm për trofeun prestigjioz të Kupës së Botës, por pa dyshim edhe për premiot që çdo federatë i ka premtuar futbollistëve të saj. Dhe duke parë se nga edicioni në edicion FIFA sa vjen e rrit përfitimet për kombëtaret pjesëmarrëse në një Botëror, edhe federatat për të motivuar delegacionet e tyre kanë rritur ndjeshëm premiot, ku ato që spikasin më shumë janë kampionët në fuqi të Francës.

Një sukses i dytë radhazi do të ishte diçka historike për “Gjelat”, të cilët pas Italisë dhe Brazilit do të ishin përfaqë suesja e tretë që do ta bënte të mundur këtë.

Nga radhët e “Bluve” kanë dalë zëra se nga 42 milionë dollarët që do të shkonin në arkat e federatës, 29 milionë pritet që të shkojnë në xhepat e futbollistëve dhe stafit teknik të drejtuar nga Didië Deshamp, e thënë ndryshe një shifër mes 650-700 mijë eurove për kokë.

 

 

Ndërkohë, në vend të dytë qëndron Argjentina, ndonëse në rastin e Lionel Mesit me shokë, përfitimet e tyre janë në varësi të arritjeve. Deri tani, “Seleçaon” u ka garantuar futbollistëve të saj 200 mijë dollarë për kokë, për arritjen në gjysmëfinale.

Ndërkohë, finalja do të dhuronte edhe 100 mijë dollarë të tjerë, ndërsa fitorja e trofeut edhe 150 të tjera, për një total prej 450 mijë dollarësh për lojtar.

Shumë më kursimtare Kroacia, e cila ndoshta as që e priste të arrinte deri në katërshe, prandaj së fundmi është vendosur nga federata një premio prej 250 mijë dollarësh, por në rast suksesi mund të ketë edhe një shtesë të mëtejshme.

Po Maroku? Zero euro… Jo se lojtarët nuk meritojnë asgjë, përkundrazi ato është e sigurt se edhe nëse eliminohen në gjysmëfinale do të shpërblehen bindshëm, por për trofeun as tifozi më i zjarrtë i Marokut nuk besonte se do të kishte një mundësi, ndaj vetëm në rast se diçka e tillë ndodh do të mësohet shifra që do të arkëtojnë Zieh me shokë.

Related posts

U GËZUAN TË GJITHË/ LEGJENDA E MILANIT i uron mirëseardhjen MALDINIT: Historia vazhdon…

Isa.Autor

Per Mertesacker nuk respekton klubin Arsenalin

Sadik.Autor

BOMBASTIKE/ Yolanthe Cabau: Ja pse është më e pëlqyera në Instagram (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment