Futboll Sport

NJË TJETËR PLANET/ Messi magjik në Katar, çdo prekje e kthen në rekord

Leo Messi në çdo top që prek këtë Botëror e shndërron në ar. Çdo gol apo çdo e asist e kthen “pleshtin” në një legjendë të gjallë. Përballë Kroacisë, Leo ishte shpërthyes me topin në këmbë, u tregua edhe një herë perfekt nga pika e bardhë e penalltisë duke realizuar golin e tij të 5-të këtë Botëror, i 11-të në këtë turne. Me këtë gol, Messi kalon Gabriel Omar Batistuta duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave me përfaqësuesen argjentinase në Botëror.

Mbret NË Katar

Jo vetëm gola, Messi dhuroi një tjetër asist të pastër në këtë sfidë duke ftuar Alvarez të realizonte golin e tretë për Argjentinën, ky ishte asisti i tij i tretë këtë Botëror dhe i teti në total. Messi është përfshirë në 19 gola në Botërore, 11 finalizime dhe tetë asiste, barazon në këtë mënyrë legjenda si Klose, Ronaldo dhe Gerd Muller.

Messi Mateus

Messi bëhet lojtari i parë Argjentinas që shënon gol në tre ndeshje me eliminim direkt. Kjo ishte ndeshja e tij e 25-të në Botëror, barazon Lothar Matthäus, ndërsa në finale do të shndërrohet në lojtarin me më shumë ndeshje në historinë e Botërorit.

Related posts

Jurgen Klopp i lumtur me shortin e Ligës së Kampionëve

Q.Autor

KUQEZINJTË NË GJERMANI/ Sylvinho: E kam për nder që jam trajner i Shqipërisë, ka pasion në punën tonë

F.autor

SKEDINA E DITËS/ Ja ndeshjet që do t’ju bëjnë MILIONER (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment