Futboll Sport

RONALDO PRANË TRANSFERIMIT NË ARABI/ Al Nasr bën gati datat për vizitat mjekësore

Në Rijad presin nga momenti në moment Kristiano Ronaldon pas arritjes së marrëveshjes për të firmosur me Al Nasr deri në vitin 2030 (2.5 vite si futbollist dhe pjesën tjetër si ambasador i kandidaturës së organizimit të Botërorit 2030 në Arabinë Saudite, Greqi dhe Egjipt).

Por nga klubi saudit nuk vijnë ende as konfirmime dhe as mohime, edhe pse lihet të kuptohet se është ende duke u negociuar me ish-yllin e Mançester Junajtidit.

Drejtori sportiv i Al Nasr, Marselo Salazar, duke iu referuar një transferimi të mundshëm të sulmuesit 37-vjeçar në Rijad, tha gjatë një interviste për “Flashscore”: “Mua nuk më lejohet që të them po ose jo. Le të presim dhe shohim sesi gjërat do të shpalosen deri në fund të vitit. Siç mund ta shihni, kjo është një negociatë e një magnitude të jashtëzakonshme, jo vetëm për klubin, por edhe për vendin dhe botën e futbollit, e cila duhet të drejtohet nga autoritete më të larta. Ajo që mund të them është se Kristiano Ronaldo është një prej më të mirëve në botë në historinë e futbollit. Ai ka qenë gjithnjë një shembull për mua si një sportist për dëshirën që tregon për të fituar. Dhe pastaj, si qytetar portugez, unë e kam përkrahur gjithnjë”.

Ronaldo mendohet se do të ketë përfituar mbi 1 miliard euro deri në fund të kontratës së tij.

Gjithashtu mediat arabe theksojnë se Al Nasr ka bërë gati dhe datat për vizitat mjekësore të portugezit.

Related posts

PLAS TEK MILAN/ Lojtari braktis stërvitjen pas sherrit me trajnerin (FOTO)

Delo.autor

Tifozja më seksi shqiptare tifo për Milanin në Romë (FOTO)

Sadik.Autor

SERIE A/ Sarri lëshon alarmin: Tifozët mbështesin një ekip që nuk do të fitojë kurrë

Sadik.Autor

Leave a Comment